Nëse do të votohej sot, në Tiranë Partia Socialiste do të merrte mbështetjen e shumicës së votuesve në kryeqytet, me një diferencë të konsiderueshme nga forcat e tjera politike. 48 deri në 52% e votuesve do t’i jepnin një mandat të tretë PS-së, edhe pse kjo e fundit ka një rënie me 1% nga sondazhi i 27 janarit.
Ndërkohë që një rritje prej 2 pikësh ka pësuar Partia Demokratike për vetëm 3 javë.
Nga një rezultat prej 33-37% më 27 janar, në sondazhin e shkurtit PD del me 35-39%. Ndërkohë që LSI vijon me të njëjtat kuotat. Sa i përket ndarjes së mandateve në Qarkun e Tiranës edhe pse me një lëvizje të vogël përqindjesh numri i deputetëve nuk do të ndryshonte shumë.
Nëse votohej sot PS do të merrte nga 17 deri në 19 mandate nga 36, ndërkohë që PD 12-14. Sa i përket LSI ajo do të luftonte për një mandat më shumë, pra nga 2 deri maksimumi 4 mandate. Ndërkohë që partitë e tjera do ta kishin shumë të vështirë të merrnin një mandat edhe pse parti si “Nisma”, “Lëvizja për Ndryshim” apo PDIU do të mund të arrinin deri në 2% të elektoratit. /a.r

Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...