Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi me rastin e ditëlindjes së tij.
Në urimin e tij, Hamza ka theksuar se kjo është ditëlindja e gjashtë radhazi që Thaçi po e kalon larg Kosovës, duke e cilësuar këtë si “një padrejtësi që ka zgjatur shumë”.
“Edhe një ditëlindje larg Kosovës. E gjashta me radhë, President. Jo si zgjedhje, por si një padrejtësi që ka zgjatur shumë. Megjithatë, ka diçka që nuk është zbehur e as lëkundur asnjë ditë: qëndrueshmëria jote dhe besimi e krenaria jonë. Na ke munguar shumë. Tani është koha të ritakohemi dhe të festojmë në atdhe. Kosova të pret. Ne të presim. Urime ditëlindjen, President!”, ka shkruar Hamza.
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, deputetët mbajnë një min...
DASH e falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste...
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...