Një sondazh i fundit i BERZH (Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim) tregon se gjendja është përkeqësuar si persa i përket demokracisë, ashtu edhe korrupsionit dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Konkretisht sipas këtij sondazhi, vetëm 35 përqind e shqiptarëve mendojnë se niveli i korrupsionit është ulur ndërkohë që mbi dy të tretat nuk kanë një mendim të tillë. Po kështu vetëm 24 përqind e shqiptarëve mendojnë se zgjedhjet mund të jenë të lira e të ndershme në Shqipëri, ndërkohë që mbi tre të katërtat e shqiptarëve mendojnë ndryshe.
I çuditshëm duket opinioni i qytetarëve lidhur me preferencën e tyre për një regjim autoritar; 30 përqind e shqiptarëve mendojnë në 2016 se do të ishte më mirë që Shqipëria të ishte regjim autoritar ndërkohë që në 2010 kjo shifër ishte vetëm 29 përqind.
Pavarësisht nga këto përgjigje, kur shqiptarët pyeten “nëse janë optimistë për të ardhmen e fëmijëve të tyre” mbi 80 përqind e tyre përgjigjen pozitivisht ndryshe nga çfarë ndodh në vendet e tjera të Europës Juglindore ku kjo shifër është veçse 39 përqind.
Bekim Haxhiu ankohet për votat e diasporës pas afatit ligjor...
ZRrE thotë se nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë
Doli në dokumentet e publikuara nga Dosja Epstein/ Mandelson...
17 armë zjarri të sekuestruara në rajonin e Prishtinës gjatë...
Arsenali synon t’i fitojë të gjitha trofetë këtë sezon, thot...
Komuna e Prishtinës thotë se rruga për Vranjevc është përgje...