Socialistët do të festojnë mbrëmjen e sotme fitoren e 11 majit. Ftesa e dërguar në grupet e komunikimit të përdorura nga Partia Socialiste në fushatë, thekson se organizimi do të zhvillohet në orën 18:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave.
Të ftuar janë kandidatët e PS në listat zgjedhore të 11 majit, por jo vetëm.
Në këto zgjedhje, PS fitoi një mandat të katërt, historik, duke siguruar plot 83 vende në Kuvendin e Shqipërisë.
Partia Demokratike, e cila mori vetëm 50 vende, ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet pasi u vodhën nga Edi Rama dhe Partia Socialiste./A2cnn
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar