Partia Demokratike dhe aleatët e saj i kanë dhënë fund bojkotit parlamentar dhe do të jenë të enjten në seancë plenare duke shpëtuar edhe mandatet e deputetëve.
Pas një takimi me aleatët, kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar dhe më pas edhe grupin parlamentar. Por cila është arsyeja e gjithë këtyre takimeve në selinë blu ku nuk reshtin hyrjet dhe daljet.
Lapsi.al mësoi se me rikthimin e deputetëve të opozitës në vendet e tyre në parlament do të shoqërohet me një protestë përpara sallës së parlamentit për shkak se të enjten do të diskutohet dekreti i Presidentit që riktheu buxhetit të shtetit. Të njëjtat burime thanë se grupi parlamentar i PD-së po përgatitet të paraqesë në Kuvend disa amendamente për ligjin e arsimit të lartë.
Për këtë arsye kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho kërkoi në Konferencën e Kryetarëve që opozita të ketë të drejtë fjale gjatë diskutimeve të enjten për dekretin e Presidentit për buxhetin e shtetit, pasi do të ngrejë shqetësimin e studentëve që protestojnë në rrugë.
Lapsi.al mëson se opozita do të ketë në dispozicion 2 orë diskutim vetëm për këtë çështje ndërsa mazhorancës i është lënë 3 orë diskutim. Gjatë kohës që do të ketë diskutime në sallë, jashtë saj do të ketë një protestë të qytetarëve, por e mbështetur nga deputetët e PD-së.
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...