Investigimi i mediave italiane për skandalin e 1300 kontenierëve me mbetje të rrezikshme nga Italia dhe që dyshohet se janë groposur në Shqipëri, ka bërë jehonë edhe në mediat greke.
Shtypi grek ka pasqyruar shqetësimin e ngritur në Shqipëri dhe reagimet e politikës pas publikimit të skandalit.
“Ish-Kryeministri Sali Berisha duke cituar burime zyrtare nga Shkupi, konfirmon informacionet e palës italiane. Ai madje përmend edhe vendet ku mund të jenë varrosur, në Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër, Dibër etj. Berisha akuzon qeverinë si përgjegjëse. Njëkohësisht, qeveria deri tani ka heshtur”, shkruajnë mediat greke.
Sipas investigimit të mediave italiane, kontenierët me tonelata mbetje ishin të destinuara për Maqedoni ku dhe do të përpunoheshin, por nuk janë parë kurrë të dalin nga Shqipëria
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...