Zv/kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrasturkturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku, zbuloi rregullat e reja që do të zbatohen me hyrjen në fuqi më 12 tetor të sistemit elektronik që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetarëve jo të BE-së kur udhëtojnë drejt ose nga zona Shengen.
Sistemi funksionon nëpërmjet regjistrimit, i cili bëhet në kufi përmes të dhënave biometrike (foto + gjurmë gishtash), i cili është i vlefshëm për 3 vite.
Qytetarët nuk duhet të harrojnë rregullin 90/180 ditë, pasi qëndrimi në zonën Shengen lejohet maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.
Zbatimi nuk nis njëkohësisht në të gjitha vendet Shengen, prandaj të gjithë duhet të informohen para udhëtimit.
Sistemi i regjistrimit të hyrje-daljeve (EES), i cili është sistem i automatizuar me vetëshërbim mbledh të dhëna për emrin, datën e lindjes, shtetësinë, gjininë, dokumentin e udhëtimit, imazhin e fytyrës dhe/ose gjurmët e gishtave
EES regjistron datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes nga një shtet evropian që përdor EES-në si dhe refuzimet e hyrjes, nëse ndodh.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër