Ndonëse Danimarka, Austria, Italia dhe Norvegjia ka pezulluar vaksinën Astrazenca, në Shqipëri mbërrijnë sonte në mbrëmje 38 mijë e 400 doza për të nisur të shtunën me vaksinimin e mësuesve.
Në Danimarkë dhe Austri dyshohet se Astrazeneca ka shkaktuara tromboemboli tek disa persona që e kishin aplikuar.
Por Silva Bino e cila po merret në mënyrë direkte me procesin e vaksinimit në Shqipëri thotë se vaksina që mbërrin në vendin tonë vjen nga Suedia dhe nuk ka lidhje me vendet e tjera
Astrazeneca do të aplikohet për të gjitha grupmoshat pra mbi 18 vjeç edhe tek ata mbi 65 vjeç për të cilat në fillim ishte e ndaluar.
Ndërkohë në radhë të mësuesve të cilët kanë firmosur se do ta aplikojnë të shtunën vaksinën kanë nisur hezitimet ndonëse Bino sqaron se edhe në ato vende ku ka pasur probleme është duke u studiuar nëse në të vërtetë kanë lidhje me vaksinën./TCH
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...
Përditësimi i fundit, kjo është top 5-shja me e votuar të LV...
Zbulohet se Silva nuk është prioritet i Barçës
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...