Siguria ushqimore është një nga elementet e rëndësishme që duhet të përmbushë Shqipëria gjatë rrugëtimit në përshtatjen e legjislacionit me Bashkimin Europian. Ermira Gjeci, Drejtore e kabinetit të ministres së Bujqësisë, në një intervistë për RTSH, bën me dije edhe ligjet që do të miratohen për të përafruar legjislacionin.
“Për vitin 2025 ne kemi 3 ligje që janë thelbësorë në këtë kapitull dhe presim aprovimin e tyre në parlament për ligjin e shëndetit të bimëve dhe shëndetit të kafshëve. Kemi të planifikuar ligjin e kontrolleve zyrtar ë është përafrim me rregulloren e BE. Janë marre masa edhe sa i përket strukturës organizative, pasi kërkohet staf i cili do garantojë zbatimin e këtij legjislacioni. Edhe ky është në planet e2025 të Ministrisë së Bujqësisë”, u shpreh Gjeci.
Subjekt i kontrolleve për rritjen e sigurisë ushqimore janë edhe të gjitha produktet që vijnë nga jashtë vendit.
“Edhe produktet e importit janë subjekt i kontrollit. Vërtetë janë të shoqëruara me certifikatë, por janë 16 raste gjatë 2024 që i kemi raportuar”, tha Gjeci.
Ndërgjegjësimi, tregon Gjeci, është një tjetër element thelbësor që ndihmon në rritjen e sigurisë ushqimore.
“Ndërgjegjësimi është në dy drejtime, e para është ndërgjegjësimi i fermerëve. Fermerët duhet të jenë të ndërgjegjësuar në përdorimin e pesticideve apo antibiotikëve te kafshët. Edhe konsumatori duhet të raportojë në kohë”, deklaroi ajo.
Ndërkohë që sa i përket sëmundjeve infektive të cilat janë prezente në Shqipëri për kafshët e shpendët, Gjeci thekson se janë marrë masat e menjëhershme duke i izoluar.
Gjeci theksoi se do të ndryshojë edhe drejtimi i inspektorateve duke kaluar nën Inspektoratin e Përgjithshëm për të rritur efikasitetin./rtsh.al
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata