Cila është lidhja mes Islamit dhe Shetit Islamik? Si u mashtruan shqiptarët për të shkuar në Siri?
Për këtë foli në Open në Top Channel teologu i njohur Elvis Naçi.
“Po flasim për 79 meshkuj. Po ta krahasojmë me numrin e besimtarëve është shume i vogël. Duhet të theksojmë se shumë nga këto persona ishin mercenarë, janë persona të paguar. Kanë shfrytëzuar varfërinë. I kanë thënë se do marrësh kaq dollar dhe kaq do marrësh kur të mbërrish atje. Janë mashtruar sepse u kanë thënë se lufta do të mbarojë shumë shpejt, por që nuk ndodhi kështu”- tha Naçi.
Naçi vazhdoi duke thënë edhe se sot është situate më mirë ku fryma radikale nuk ka kaq shumë influencë sa më herët, ku Naçi iu referua viteve 2012.
“Ka ekstrezimëm mendor dhe ekstremizëm të dhunshëm, ekstremizmi mendor sjell ekstremizmin e dhunshëm. Këtu kemi gabuar. Këtu nuk ka pasur një bashkëpunim të mirë mes institucioneve fetare me ato shtetërore”- tha Naçi.
Gjermania ashpërson kontrollin ndaj çmimeve të karburanteve
Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret heqjen e masave të BE-së nd...
Ferizaj dhe Drenica marrin fitore të mëdha në luftën për mbi...
Igor Mitiq emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësi...
Rizvanolli priti Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë,...
Nesër i jepet lamtumira e fundit 37-vjeçarit që u vra në Gja...