Ambasada amerikane në Tiranë ka postuar një njoftim me rëndësi për të gjithë aplikantët për Lotarinë.
Ambasada sqaron se “nëse jeni të martuar, edhe bashkëshortja juaj mund të aplikojë si aplikante kryesore dhe ju përfshin ju dhe fëmijët nën 21 vjeç e të pamartuar tek aplikimi i saj” theksohet në njoftim.
Njoftimi i plotë në faqen e Facebook:
Përshëndetje të gjithëve! Ju lutem mbani mend, periudha e re e regjistrimit për DV 2019 është aktualisht e hapur dhe mbyllet të mërkurën, më 22 nëntor 2017.
Nëse keni aplikuar përpara datës 18 tetor 2017 për DV-2019, aplikimi juaj nuk do të merret në konsideratë dhe do t’ju duhet të dorëzoni një aplikim të ri gjatë periudhës së re të regjistrimit. Ju NUK do të skualifikoheni për shkak se po aplikoni sërish, por mbani mend që ju duhet të regjistroheni vetëm një herë si aplikant kryesor gjatë periudhës 18 tetor – 22 Nëntor 2017. Nëse jeni të martuar, edhe bashkëshortja juaj mund të aplikojë si aplikante kryesore dhe ju përfshin ju dhe fëmijët nën 21 vjeç e të pamartuar tek aplikimi i saj. Ju mund të përdorni fotografinë që përdorët kur aplikuat në datat 3-10 Tetor 2017. Lexoni udhëzimet përpara se të aplikoni: https://go.usa.gov/xnruQ. Ende të paqartë? Mos u shqetësoni, tani unë do t’u përgjigjem pyetjeve tuaja!
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...