Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën për dhënien e vendimit për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës.
Avokati i ish-Kryeministri Berisha, Genc Gjokutaj në fjalën e tij për mediat u shpreh se sot kanë marrë provat të cilat mbështesin kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Këto prova sipas avokatit provojnë njëanshmërinë e gjyqtares.
“Sot kemi marrë pjesën më të madhe të provave në sekretari dhe gjykata e shtyu për në datën 30, ditë e shtunë, ora 12:00 për shpalljen e vendimit u shty dhe do të shikojmë deri atë ditë nëse do të jetë gjykuar kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Jo akoma sot ne kemi marrë provat sepse kërkesa pa prova…. Me provat që neve mendojmë që mbështesin kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Janë ato prova të cilat provojnë njëanshmërinë e gjyqtares. Dje më thatë që hetimi është sekret dhe duhet bërë me dyer të mbyllura dhe unë do t’i qëndroj fjalës tuaj dhe ligjit. Të kërkosh përjashtimin dhe të zbatosh afatin ligjor që ka kodi i procedurës nuk është dhe për më tepër gjykata sot i qëndroi çuditërisht…”/tvklan.al
Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serb...
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit