Për shkak edhe të rritjes së çmimeve, emigrantët po u dërgojnë shqiptarëve më shumë para për familjet. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e remitancave në tre muaj e parë të vitit arriti në 184 milionë euro, duke u rritur me gati 9 për qind krahasuar me një vit më parë.
Në Shqipëri, një në katër familje marrin të ardhura nga emigrantët, para’ që janë burimi i vetëm i jetesës për pjesën dërrmuese të tyre.
Janë gjithsej 220 mijë familje që jetojnë me këto të ardhura, në pamundësi të një burimi tjetër.
Vlera e lartë e remitancave, për ekspertët është edhe tregues i gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e shkuar remitancat arritën në 761 milionë euro, duke u rritur kështu me 13 për qind në krahasim me 2020-n e gati 9 për qind në raport me periudhën e para pandemisë./A2 CNN
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër