Autoritetet gjermane kanë shpallur në kërkim 40-vjeçarin shqiptar Qazim Hodollari për plagosjen me thikë të një 37-vjeçari në qytetin Mülheim.
Ngjarja dramatike ndodhi më 26 nëntor, ndërsa raportohet se burri nga Gelsenkirchen u plagos rëndë nga një goditje me thikë në bark.
Pas sulmit, viktima u dërgua menjëherë në spital dhe gjendja e tij është raportuar si kritike, raporton Bild.
Policia ka nisur hetimet për tentativë vrasjeje dhe ka angazhuar një komision të specializuar për hetimin e vrasjeve, nën drejtimin e Prokurorisë së Duisburgut.
Autoritetet ke atjeshme kanë kërkuar çdo informacion që mund të çojë në kapjen e Hodollarit dhe paralajmërojnë qytetarët që të jenë të kujdesshëm.
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...