Një emigrant shqiptar i paligjshëm është kapur sërish duke punuar si “kopshtar” në një fabrikë kanabisi, pasi fillimisht ishte deportuar nga Britania për të njëjtin krim.
Flogert Farruku u dergua mbrapsht në Shqipëri në vitin 2015 pasi u burgos për shkak të përfshirjes në një plantacion kanabisi në kryeqendren e Wellsit, Cardiff, thonë mediat britanike.
Por kur policia bastisi një shtëpi në Swansea Valley, u befasua kur e gjeti shqiptarin aty, duke u marrë sërish me aktivitetin e tij të vjetër.
Farruku ishte rikthyer sërish në Angli dhe tashmë pritet të depërtohet edhe një herë tjetër sapo të kryejë dënimin me burg.
Në banesën ku qëndronte 34-vjeçari, tre dhoma gjumi përdoreshin për të rritur kanabis.
Atje kishte llamba dhe sisteme të posaçme ajrimi. Efektivët gjetën 71 bimë të pjekura dhe sipas ekspertëve vlera e saj në treg mund të arrinte deri në 60 mijë Paund. Shqiptari u justifikua duke thënë se ishte thjesht “kopshtar” pasi i detyrohej para një bande shqiptare.
I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut dërgohet në...
Xhudistja kosovare, Flaka Loxha e bronztë në Europian Open 2...
Trump: Teherani po bisedon seriozisht me Uashingtonin
Manchester United shënon fitoren e tretë radhazi në Premier ...
Benzema drejt largimit nga Al Ittihad, gjiganti tjetër arab ...
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...