Një 28 vjeçar, babai i dy fëmijëve të mitur ka marrë peng bashkëshorten dhe nënën e tij mbrëmjen e së dielës në lagjen Palini të Athinës.
Burime policore i thanë Top Channel se autori quhet Ervis Hoxha, 28 vjeç nga Berati dhe vuan prej problemeve mendore.
Policia sqaron se autori mbajti me dhunë në banesë dy gratë për disa orë.
Në zonë shkuan forca të shumta të policisë si dhe skuadra e specializuar në operacionet speciale të policisë helene, Ekam.
Autori u arrestua dhe në këtë moment po dërgohet në drejtorinë e policisë së Atikës.
Ende nuk dihen shkaqet se përse autori sulmoi dy gratë dhe përse ai nuk ishte në spital të specializuar për rastet analoge.
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...