Dy persona që po udhëtonin me një makinë në dalje të autostradës A1 në Calenzano, janë kapur me 8 kg kokainë.
Njëri prej të arrestuarve është një 28 vjeçar shqiptar dhe një vajzë gjeorgjiane, të dy banues në Parma.
Policia po ushtronte një kontroll rutinë, ndërsa dy personat në bordin e mjetit kanë shfaqur nervozizëm.
Më pas, kontrollet u bënë të imtësishme, duke gjetur edhe sasinë e konsiderueshme të kokainës.
Mediat italiane shkruajnë se në një hapësirë të posaçme të mjetit, ishin fshehur me kujdes 8 pako kokainë, pesha e përgjithshme e të cilëve është 8.2 kg.
Të dy personat janë arrestuar dhe janë dërguar në sistemin e burgjeve në Livorno dhe Piza.
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...