Shumë vende të botës po përballen me sfidat të mëdha emigruese. Duke marrë në analizë numrin e popullsisë dhe numrin e atyre që kanë emigruar, Bosnja Hercegovina mban rekordin në botë.
Sipas të dhënave, një në dy boshnjakë ndodhet jashtë vendit dhe arsyet janë nga më të ndryshmet. Po kur në Bosnje përqindja e atyre që kanë emigruar arrin në 45,6 %, në Shqipëri shifra e të larguarve shkon në 38.9 për qind duke bërë që vendi ynë të renditet i treti në botë.
Pas Shqipërisë lista vijon me shtete të tjera si Portugalia, Gjeorgjia, Bullgaria, ndërsa shkaqet kryesore të emigrimit janë papunësi dhe shkalla e lartë e varfërisë në vendet e origjinës.
Shumë vende të konsoliduara nga ana ekonomike kanë dalë kundër emigrantëve dhe kjo ka detyruar ata të marrin masa drastike duke bllokuar edhe kufijtë, me qëllim frenimin e tyre, sidomos të atyre që vijnë nga vende që cilësohen si të sigurta.

Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...