Këshilli i Ministrave miratoi sot një sërë vendimesh të rëndësishme mes të cilave edhe hapjen e konsullatës së përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bejrut, të Libanit.
Në vendim thuhet se “në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 21, të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi hapjen Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bejrut, Republika e Libanit”.
Shpenzimet për hapjen e këtij posti konsullor, do të përballohen nga buxheti i vitit 2020, miratuar për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme ndërkohë që ngarkohet Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.//tch
Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë: ...
Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i...
Nesër aksion i Inspektoratit, Policisë dhe AVUK-ut në tregun...
Haradinaj, Kamberi e Rexhepi vizitojnë Ambasadën e Kosovës n...
Koreja e Jugut konfirmon rastin e tetë të murtajës afrikane ...
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...