Turizmi përbën 22% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në Shqipëri, duke e bërë ekonominë e vendit tonë të ndjeshme ndaj këtij sektori. Sipas të dhënave të publikuara nga Visual Capitalist, të cilat bazohen në statistikat e Organizatës Botërore të Turizmit dhe të FMN-së, Shqipëria renditet pas Maltës dhe para Malit të Zi për të ardhurat nga turizmi. Në rang botëror, vendi renditet i 16-ti për varësinë nga ky sektor.
Bazuar në të dhënat e INSTAT, Shqipëria ka shënuar një bum turistik vitet e fundit, me hyrjet e turistëve të huaj që i kaluan 12 milionë në vitin 2025. Ardhja e vizitorëve ka nxitur investime në hoteleri, ka krijuar mundësi për individët për qira ditore dhe ka aktivizuar zinxhirin ekonomik, duke përfshirë tregtinë, shërbimet, baret dhe restorantet.
Ekspertët paralajmërojnë se një varësi e lartë nga turizmi e bën ekonominë më të ndjeshme ndaj krizave globale, sezonalitetit dhe luhatjeve të tregut ndërkombëtar. Goditje të paparashikuara si konfliktet globale ose pandemia mund të ndikojnë rëndë në këtë sektor.
Në krahasim, Makao është vendi më i varur nga turizmi, ku shpenzimet e vizitorëve përbëjnë 70.8% të ekonomisë, ndërsa Papua Guinea e Re ka nivelin më të ulët të varësisë, vetëm 0.01% të PBB-së nga turizmi.
Ky situim e vendos Shqipërinë në një pozitë të ndjeshme: turizmi sjell rritje dhe investime, por një varësi e lartë kërkon menaxhim të kujdesshëm për të shmangur goditjet e paparashikuara në ekonomi.
Plas ‘skandali’ tek Sllovakia para ndeshjes me K...
Shpërthime në Teheran në ditën e tretë të sulmeve SHBA–Izrae...
Kurti: Nuk ka kandidat konsensual dhe as marrëveshje politik...
Pse VV nuk po e kandidon Osmanin për presidente? – Përgjigje...
Trump nuk përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerika...
Vrasja e Ali Khameneit/ Kush është Hassan Khomeini, nipi 58-...