Sipas Listës së të Dhënave të Byrosë Botërore të Popullsisë 2017, numri i popullsisë në Shqipëri nga mesatarisht 2.9 milionë do të ulet në 2.6 milionë në 2050.
Harta tregon se Shqipëria ndodhet në mesin e shteteve që do të pësojnë tkurrje të popullsisë së tyre, por të lehtë.
Në rajon, tkurrjen më të madhe do ta ketë Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa mbipopullimi shihet në SHBA, Rusi, disa vende të Amerikës Latine dhe Afrikane, shkruan ‘monitor’.
Sipas të dhënave të tjera të ofruara për Shqipërinë, theksohet se popullsia e moshës nën 15 vjeçe ka pësuar rritje me 18 %, ndërsa ajo mbi 65, rritje me 13 %.
Jetëgjatësia e shqiptarëve është 77 vjeç sipas raportit, ndërsa kemi 11 lindje për 1000 banorë.
Gjatë vitit 2016, sipas Instat kanë lindur rreth 32 mijë foshnje, ndërsa kanë vdekur rreth 21 mijë persona.
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...