Shqipëria shpenzon 256 milionë Euro për 17 kilometra rrugë

13:23 | 18 Qershor 2019
Arbresh Info

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë, deputetët e mazhorancës kanë miratuar kontratën koncesionare për rrugën Milot-Balldren.

Ndërtimi i këtij aksi ka shkaktuar shumë debat për shkak të kostos që arrin deri në 256 milionë euro.

Milot-Balldren është pjesë e paketës 1 miliard euro të koncesioneve, që ndryshe njihet edhe si programi i rindërtimit. Fituese është shpallur kompania “ANK”.

Formula e koncesionit parashikon se rruga do të ndërtohen me paratë e kompanisë private dhe në këmbim qeveria do e shlyejë më këste për 13 vjet duke përfshirë koston e ndërtimit, dhe interesat që do i paguhet kompanisë private, rreth 256 milionë euro për 17 kilometër rrugë.

Ndërsa aksi që kalon nga Bypass i Orikumit do të kushtojë 67 milionë euro plus TVSH për 14.7 kilometra rrugë./gazetaexpress

Shpërndaje në rrjete sociale