Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bër të ditur se Shqipëria zë vendin e tretë sa i përket turizmit për periudhën janar-korrik 2023.
Rama në një status në Facebook shkruan se kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin dhe punën e palodhur të gjithë këtyre viteve dhe veçanërisht profesionistët e industrisë sonë të turizmit.
“Ne kemi arritur diçka të pabesueshme. Vendi i 3-të në Barometrin Botëror të Turizmit për janar-korrik 2023, me një rritje spektakolare prej 56% në ardhjet e turistëve. Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin dhe punën e palodhur të gjithë këtyre viteve dhe veçanërisht profesionistët e industrisë sonë të turizmit. Së bashku kemi vendosur Shqipërinë në hartë si një destinacion që duhet vizituar dhe do ta bëjmë atë çdo vit më të mirë e më të mirë”, shkruan Rama.
Kryeministri shqiptar ka apeluar te udhëtarët në mbarë botë, që të vijnë ta zbulojnë perlën e që është Shqipëria.
“Nga brigjet e diellit të rivierës shqiptare deri te bukuria historike e Gjirokastrës, ne kemi diçka për të gjithë. Për udhëtarët në mbarë botën: ejani të zbuloni perlë që është Shqipëria, pasuruar nga përpjekjet e sektorit tonë të jashtëzakonshëm të turizmit”, shkruan ai./Arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen