Në një nga emisionet e televizionit kombëtar gjerman SWR, Prof. Christian Buer (ekspert turizmi), bazuar edhe në pjesëmarrjen e Shqipërisë në panairin e turizmit që u mbajt në Shtutgart të Gjermanisë (CMT), sugjeron Shqipërinë si një destinacion që duhet vizituar.
Prof. Christian Buer përmend faktin që Shqipëria përveç bregdetit tërheqës, të ngjashëm me atë grek, italian apo kroat, ofron edhe trashëgimi kulturore, dy prej të cilave janë edhe pjesë e Unesco-s. Ai thekson më tej edhe faktin që vendi ynë ka një reliev të përshtatshëm për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.
Prof. Buer shprehet se Shqipëria tashmë është një vend që të ofron siguri, ashtu siç ta ofrojnë edhe shumë vende të tjera europiane si, Kroacia, Sllovenia apo Greqia. Gjithashtu, ai përmend faktin që Shqipëria është një vend shumë mikpritës.
Shprehjen ‘’Shtëpia e shqiptarit i përket në fillim Zotit, më pas mikut dhe në fund banorëve të vet“, e ka vërtetuar edhe personalisht gjatë kohës që ka punuar në Shqipëri.
http://swrmediathek.de/player.htm?show=11f24150-dd9a-11e6-a5fb-005056a10824
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...