Temperaturat e larta kanë nisur të përfshijnë Shqipërinë, ndërsa meteorologia Tanja Porja paralajmëron se kjo është vetëm dita e parë e një periudhe 10-ditore me mot të nxehtë dhe pa reshje.
“Sot diell dhe temperatura të larta. Kemi një rritje të menjëhershme të vlerave termike. Kemi në mesditë të paktën 4 gradë rritje, ndërkohë që dje ishim rreth 33 gradë temperatura maksimale. Sot presim 38°C. Vranësia do të jenë të dukshme vetëm gjatë orëve të pasdites dhe kryesisht në veri dhe në zonat lindore, ndërsa era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare. Në fakt, sot është dita e parë me temperatura të larta. E gjithë periudha tjetër, për një 10-ditor, presim vetëm temperatura të larta në territor dhe mundësia për reshje është thuajse zero”, u shpreh Porja në A2CNN.
Sipas meteorologes, vala e të nxehtit do të vijojë të forcohet edhe në ditët në vijim, me temperatura që do të rriten gradualisht.
“Nga nesër dhe në vijim do të kemi vetëm rritje të vlerave termike. Shumë shpejt këtë mesjavë presim edhe që temperatura të shkojë 40 gradë Celsius”, shtoi ajo.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...