Tirana mikpret sot dhe nesër (9-10 tetor) një prej aktiviteteve më të rëndësishme të nivelit të lartë që trajton sfidat dhe strategjitë në fushën e mbrojtjes kibernetike në nivel global, Konferencën e tretë të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s.
Ky aktivitet do të sjellë në Shqipëri drejtues politikë, ekspertë të lartë, përfaqësues të industrisë dhe institucioneve të sigurisë nga vendet anëtare të NATO-s dhe partnerët e saj. Po ashtu, në konferencë do të jenë pjesë delegacione zyrtare të vendeve anëtare të NATO, ekspertë të fushës së sigurisë kibernetike, përfaqësues të industrisë së teknologjisë dhe organizatave ndërkombëtare partnere.
Konferenca do të hapet me fjalën përshëndetëse nga kryeministri Edi Rama, drejtori i Përgjithshëm i AKSK, një videomesazh nga sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte dhe përfaqësues të lartë të Divizionit të Transformimit Digjital të NATO-s.
Ndër çështjet kryesore që do të trajtohen në këtë konferencë janë: strategjitë për forcimin e mbrojtjes kibernetike të NATO, investimi strategjik dhe llogaridhënia në mbrojtjen kibernetike, kërcënimet gjeopolitike në hapësirën digjitale, roli i sektorit privat në rritjen e rezistencës kibernetike apo bashkëpunimi rajonal dhe ndërinstitucional.
Masat e Policisë:
Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash sigurie, me synimin për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe ruajtjen e rendit publik.
Për të siguruar zhvillimin normal të konferencës, janë vendosur kufizime në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, në disa nga zonat kryesore të kryeqytetit.
Ndalohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë edhe sheshin); Rrugën “Gjergj Filipi” dhe aksin që lidh hotelin “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Për këmbësorët, do të jetë i mbyllur trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve, gjatë gjithë kohës së konferencës.
Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e ditës së sotme (9 tetor) deri në ora 15:00 të ditës së nesërme (10 tetor)./rtsh
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...