Shqipëria dhe Sllovenia, do të koordinohen për konkretizim projektesh bashkëpunimi dhe vendosjes kontaktesh e bashkëpunimi në fushën e zejtarisë.
Në kuadrin e diplomacisë ekonomike, Agjencia e Zhvillimit të Investimeve, AIDA, prezantoi para Dhomës sllovene të Zejtarisë dhe Biznesit të vogël, klimën e biznesit dhe të mundësive të investimeve direkte të huaja në Shqipëri.
Të pranishmit i përshëndetën Danijel Lamperger, drejtor i Dhomës sllovene të Zejtarisë dhe Biznesit të vogël dhe ambasadori Pëllumb Qazimi.
Përfaqësuesit e AIDA-s, Artur Pilkati dhe Pëllumb Qoseja, pas prezantimeve iu përgjigjën pyetjeve të shtruara nga të pranishmit.
Diskutimet e zhvilluara ideuan rrugë e mënyra për qasje të re dhe aktive në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë, transmeton atsh.
Zejtaria dhe biznesi i vogël, përfshi investimet sllovene ishin në qendër të debatit.
Në periudhën e afërt në vijim do të koordinohet për konkretizim projektesh bashkëpunimi dhe vendosje kontaktesh e bashkëpunimi edhe me Dhomën shqiptare të Zejtarisë.
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...