Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigacionit Ajror (Eurocontrol) e ka renditur Shqipërinë si të vetmin shtet në Evropë me rritje të numrit të fluturimeve në javën midis ditëve 24 shkurt dhe 2 mars në krahasim me të njëjtën periudhë të viti 2019.
Sipas raportit të fundit te Eurocontrol, fluturimet nga Shqipëria janë rritur me 18 për qind në krahasim me periudhën para pandemisë.
Java e marrë në shqyrtim nga raporti përkon me zhvillimet e konfliktit në Ukrainë për shkak të pushtimit rus, që çoi në mbylljen e hapësirës ajrore të Ukrainës më 24 shkurt dhe ndalimin e linjave ajrore ruse në Evropë dhe linjave ajrore evropiane në Rusi.
Ndër të tjera, Eurocontrol raporton se në shkurt 2022, trafiku i fluturimeve në Evropë shënoi rritje me 71 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Raporti i Eurocontrol është publikuar nga drejtori i përgjithshëm i organizatës, Eamonn Brennan në Twitter.

“Je ëndrra e çdo vajze”, media greke shkruan për politikanin...
Rrëzohet aeroplani në aeroportin e Australisë, dy të vdekur
Vrasja e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet me plumb në ...
Mbetje mortore në Krushë të Vogël, Komisioni për Persona të ...
Në një foto me mitraloz dhe bomba, Trump mesazh Iranit: Regj...
Deklarata e fortë e Vuçiq: Më thonë se mamaja ime ka tradhët...