Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka prezantuar në seancën plenare të Kuvendit marrëveshjen për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, duke theksuar se kjo ftesë dëshmon rolin dhe besueshmërinë që vendi ka ndërtuar në arenën ndërkombëtare.
Ajo nënvizoi se partneriteti ndërkombëtar i Shqipërisë nuk është retorikë, por rezultat i një qëndrueshmërie politike dhe i përfaqësimit të vendit në aleanca ndërkombëtare.
“Sot Shqipëria ftohet si anëtare themeluese dhe çfarë mund të bëjë më shumë një kryeministër për vendin e tij sesa ta bëjë Shqipërinë të shihet dhe të dëgjohet aty ku dikur nuk ekzistonte. Ky vendim është një vendim që do të mbetet në kohë, pavarësisht kush është në qeveri. Bordi i Paqes nuk lind në një botë normale. Sot Shqipëria gëzon besim dhe kjo nuk është surprizë. Kjo lidhet me një qëndrueshmëri politike dhe me mënyrën se si kryeministri Rama e ka përfaqësuar vendin në aleanca ndërkombëtare. Sot Shqipëria ka nevojë për qetësi dhe maturitet. Shqipëria e pranon këtë ftesë jo si privilegj, por për të marrë përgjegjësi. Konfliktet e vjetra nuk po mbyllen, por po thellohen. Prandaj SHBA kanë zgjedhur një qasje të re, përgjegjësi reale nga ata që ulen në tryezë. Nuk ka rëndësi sa i madh je në hartë, por sa i besueshëm je në sjellje. Shqipëria e ka ndërtuar këtë besueshmëri, ardhur nga partneriteti strategjik me SHBA, që nuk është slogan, por histori konkrete”, tha Spiropali.
Spiropali u shpreh se për vite me radhë në Kuvend është artikuluar ideja se Shqipëria nuk dëgjohet dhe nuk pyetet, por sipas saj, ftesa për anëtarësim në Bordin e Paqes tregon të kundërtën.
Në fjalën e saj, Spiropali theksoi gjithashtu se anëtarësimi në Bordin e Paqes nuk përbën alternativë ndaj integrimit në Bashkimin Evropian.
“Shqipëria nuk po zgjedh mes aleancave. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet objektivi ynë kryesor politik, institucional dhe shoqëror. Bordi i Paqes nuk është alternativë ndaj integrimit në BE. Ne nuk largohemi nga Europa”, theksoi ajo .
Ministrja siguroi se përfshirja e Shqipërisë në këtë bord nuk sjell kosto të fshehta dhe nuk cenon sovranitetin.
“Përfshirja e Shqipërisë në Bordin e Paqes nuk sjell angazhime të fshehta, kosto të papërballueshme dhe nuk cenon sovranitetin e vendit. Nuk është thjesht një nder, por edhe një përgjegjësi shtetërore”, nënvizoi ndër të tjera Spiropali.
Haradinaj: Qëndresa e familjes Jashari ndryshoi historinë e ...
Trump pas takimit me Zelenskyn: Ka ende rrugë për të bërë dr...
Gjykata Speciale mban ligjërata me nxënës të shkollave të me...
Limi e fton Albën të ulet pranë tij, ajo e refuzon
Basha: 28 vjet nga sulmi i dytë në Prekaz, simbol i vendosmë...
Ekstradohet nga Kosova në Gjermani një i dyshuar, një i dënu...