Një hartë e publikuar nga Universiteti i Oksfordit, tregon se cilat janë vendet e botës ku konsumohen më shumë fruta.
Sipas kësaj harte, Republika Dominikane është vendi i frutangrënësve më të mëdhenj në botë. Njerëzit në ishullin e Karaibeve hanë mesatarisht 387.2 kg fruta në vit. Kjo është e barabartë me afërsisht 1500 mollë ose 2500 banane secili, shkruan “Euronews Albania”.
Të dhënat e konsumit të frutave, të ndara nga “Our World in Data”, një platformë e mbështetur nga Universiteti i Oksfordit, janë të disponueshme për 195 vende, mes tyre edhe Shqipëria e cila mban shifrën rekord të konsumit në rajon.
Përsa i përket vendeve të Ballkanit, Shqipëria mban vendin e parë të konsumit të frutave me 190.8 kg fruta për person. Vlen të theksohet se për Kosovën nuk ka të dhëna.
Renditja e vendeve të Ballkanit:
Shqipëria: 190.8 kgGreqia: 142 kgMaqedonia e Veriut: 134.27 kgSerbia: 131.55 kgMali i Zi: 122.87 kgRumania: 116.46 kgBosnjë-Hercegovinë: 105.62Kroacia: 76.22 kgBullgaria: 51.17 kg
Greqia (142 kg), Portugalia (130.5 kg) dhe Italia (129.9 kg) hanë më së shumti fruta nga vendet e Bashkimit Evropian, tregojnë të dhënat.
Ndërsa vendet që konsumojnë më pak fruta janë Zambia (4.6 kg), Çadi (7.1 kg) dhe Togo (7.4 kg).
PAMJE: SHBA-ja bombardon Iranin me një nga armët më të fuqis...
“Që nuk luajta pranë Cristiano Ronaldos”, Rodrygo flet për p...
ShBA dhe Izraeli zhvilluan muaj të tërë “planifikimesh të ng...
Trump për Iranin: Do ta shkatërrojmë industrinë e tyre të ra...
Irani sulmon me raketa balistike Emiratet e Bashkuara Arabe,...
Ambasada e Kosovës del me njoftim edhe për shtetasit që ndod...