Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimit të mallrave, llogaritet 1,8 për qind gjatë muajit qershor.
INSTAT publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Konsumit sipas të cilit, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin qershor 2020 është 1,8%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,3%.
Referuar INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin qershor është ndikuar kryesisht nga ushqimet dhe pije joalkoolike me +1,51% pasuar nga grupi “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,30%.
Edhe çmimet e grupit “mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhanë kontribut pozitiv prej 0,12%.
Krahasuar me muajin maj të këtij viti, çmimet e grupit “ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 1,5%, pasuar nga grupet “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2% dhe “transporti” me 0,1 %./atsh
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen