Kanë vijuar edhe këtë javë fluturimet për riatdhesimin e shqiptarëve që janë bllokuar në vendet e ndryshme të botës për shkak të mbylljes së kufijve.
Sot pasdite në aeroportin e Rinasit ka mbërritur një avion nga Frankfurti.
Ora News raporton se janë 131 pasagjerë të të gjitha moshave dhe një shtetas është i huaj.
Po ashtu në aeroportin ‘Nënë Tereza’ janë vënë në dispozicion të të riatdhesuarve edhe 4 autobusë, të cilët do ti transportojnë ata në hotelet ku do të karantinohen.
Po ashtu mësohet se riatdhesimet do të vazhdojnë edhe në fundjave. Nesër do të ketë një fluturim nga Brukseli dhe pasnesër nga Vjena.
Liverpooli planifikon spastrim të madh gjatë verës, katër yj...
Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues...
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...