Janari ka hyrë me diell por i ftohtë. Sinoptikanët parashikojnë se fundjava do të sjell rritje të lehtë të temperaturave por edhe reshje dëbore në disa zona të Shqipërisë.
“Presim që e shtuna dhe e diela të kenë shtim të vranësirave në orët e pasdites, por duke gjeneruar reshje të pakta dëbore. Të shtunën në veri dhe verilindje ndërsa të dielën në të gjithë zonën lindore pritet të shtrihen reshjet e dëborës. Madje, priten flokë bore dhe në zonat malore jugore si Tepelenë, Përmet, Llogara, etj” – thotë sinoptikania Lajda Porja për Tv Klan.
Por ditët në vijim do të jenë të acarta. Temperaturat do të bien ndjeshëm.
“E hëna dhe e marta do të jenë ditët më të ftohta të javës. Do të kemi plot ditë të ftohta, temperaturat do të zbresin deri në -12 gradë në zonat malore. Parashikohet që kjo situatë të na shoqërojë deri në mes të javës” – thotë sinoptikania. I gjitha muaji janar parashikohet të jetë shumë i ftohtë por me pak reshje të cilat do të jenë kryesisht në formën e dëborës.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...