Tirana është qyteti ku gjatë muajve të fundit janë zhvilluar disa protesta dhe ku emrat e mjaft protestuesve janë referuar për hetime të mëtejshme.
Por nën vëzhgim do të vendosen edhe efektivët e policisë gjatë protestave dhe tubimeve për të hetuar nëse e tejkalojnë apo jo detyrën. Sipas memorandumit të firmosur mes drejtueses së prokurorisë Tirane, Elizabeta Imeraj dhe Muhamet Rrumbullakut, drejtor i SHCBA, të dyja palët bien dakord që të përshpejtohen hetimet dhe në kohë rekord SHCBA të referojë materiale për efektivet kundravajtës.
Policët e kryeqytetit do të jenë nën lupën e njësisë task forcë të ngritur për këtë qëllime edhe për vepra të tjera sikurse është kultivimi i kanabisit, për të cilën edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, paralajmëroi nga Korça procedimin e policëve pas datës 15 qershor, nëse në zonën që ata mbulojnë do të evidentohet mbjellje e bimës narkotike.
Efektivët do të mbikëqyren sipas memorandumin edhe gjatë dhe pas fushatës zgjedhore të 30 qershorit, për raportimin e ndërtimeve pa leje , lojërat e fatit dhe se sa ata i respektojnë të drejtat e shtetasve. Në njoftimin zyrtar thuhet se ky memorandum u firmos, për shkak të problematikave të evidentuara gjatë kësaj kohe, por edhe për shkak të uljes së hetimeve proaktive dhe referimeve nga ana e policisë./tch/
Përmbyset kamioni në aksin Levan–Tepelenë, mbushet rruga me ...
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit
Ky superjaht thuhet se është fundosur pak minuta pas daljes ...
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...