Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të vranët dhe me reshje në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e borës.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndejshme në vlerat minimale, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 16°C.
Era do të fryejë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje në të gjithë territorin. Në pjesën më të madhe të territorit reshjet do jenë në formën e borës. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -4°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga -2°C në 10°C.
Aksident i rëndë hekurudhor në Spanjë, të paktën pesë të vde...
Skenar i pazakont në çastet finale të Kupës së Afrikës ̵...
Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të vot...
Qeveria siriane dhe SDF bien dakord për armëpushim të menjëh...
“Nuk e nominova për hakmarrje”, Brikena sqaron pse e nominoi...
Eskalon debati mes Limit dhe Albës: Nuk flet me prindërit, m...