Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit Shqipëri-Itali, për sigurimin e faktorit jetëshpëtues për të gjithë fëmijët me sëmundje të lindura të gjakut.
Marrëveshja 5-vjeçare u firmos në Romë, mes Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe homologut italian, Roberto Speranza.
“Me këtë memorandum mirëkuptimi ne hyjmë në një fazë të re të bashkëpunimit, duke siguruar faktorët e gjakut për fëmijët hemofilikë, jo vetëm për trajtimin, por tashmë edhe për profilaksinë. Me këtë marrëveshje do të mundësojmë edhe shtrirjen e rrjetit të qendrave kombëtare të trajtimit të të prekurve për sëmundje të lindura të gjakut”.
Manastirliu i kërkoi homologut italian, mundësinë e rishikimit të vendimit për heqjen e kufizimit të lëvizjes së shqiptarëve në Itali për arsye turistike, ministri i Shëndetësisë Speranza dha këtë përgjigje:
“Paralelisht me listimin e vendeve nga Bashkimi Europian, ne bëjmë analizën bazuar në vlerësimet tona, duke nxjerrë urdhëresa që janë me një periodicitet të caktuar. Në fillim të muajit Dhjetor ne do të rivlerësojmë urdhrin, në varësi të situatës epidemiologjike”.
Gjatë qëndrimit në Romë ministrja Manastirliu dhe ministri italian Speranza biseduan për një serë marrëveshjesh mes dy vendeve në sektorin e shëndetësisë./tvklan/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...