Aktivistët e LGBT këtë fundjavë do të zhvillojnë paradën e katërt me biçikleta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përgjatë bulevardit “Zogu I”.
Dy organizatat kryesore për të drejtat e LGBTI, Aleanca LGBT dhe Pro LGBT, do të shpallin edhe këtë vit çmimet për aleatët e tyre të vitit gjatë një mbrëmjeje gala bamirësie që do të zhvillohet ditën e shtunë.
Mësohet se të ardhurat e kësaj mbrëmje do të shkojnë si donacion për “STREHA”, qendra e parë rezidenciale për personat LGBTI në Shqipëri.
E konsideruar nga “The Economist” si një “zgjidhje kreative”, parada me biçikleta është një mundësi për të ngritur çështje dhe për të protestuar në mënyrë paqësore për të drejtat e LGBTI.
“Këtë vit, ne marshojmë për të gjithë ata të rinj të komunitetit LGBTI që përzihen nga shtëpia ose që dhunohen në mënyrë sistematike; për të gjithë pjesëtarët e komunitetit që janë të detyruar të jetojnë një jetë të dyfishtë nën presionin e tmerrshëm të familjes, apo shoqërisë etj. Do të marshojmë gjithashtu për t’i thënë ndal dhunës dhe padrejtësive në familje, shkollë, në punësim dhe në çdo ambient tjetër”, thuhet në njoftimin zyrtar të LGBTI.
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...
Bahamas njohu Kosovën, Serbia i kërkon ta rishqyrtojnë vendi...