Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Arsimin në Shqipëri, Flutura Açka duke folur në mbledhjen e sotme ka sugjeruar futjen e detyrueshme të notit dhe çiklizmit në shkolla.
Për shkak të emigrimit, deklaroi Açka këtë vit kemi 33 klasa më pak e dy shkolla të mbyllura.
Ajo shtoi se në 5 vitet fundit kemi humbur rreth 58 mijë nxënës dhe çdo vit kemi humbur rreth 8500 nxënës në vit nga emigrimi.
“Një nga çështjet është edhe sugjerimi i disiplinave të reja të shkolla, futja e detyrueshme të notit dhe e çiklizmit, pasi nisur nga përvoja e plazheve shqiptare të mbytjeve të shpeshta të fëmijëve, apo e disiplinave që i shërbejnë integrimit me europën, programeve kundër racizmit, fanatizmit dhe radikalizmit dhe veçmas kujdesi i shtuar për fëmijët me aftësi ndryshe, për t’u përafruar me standardet europiane.” ka thënë Açka. /abcnews.al/
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...