Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të frenuar përhapjen e Covid. Apeli vjen në një kohë kur në vend shihet një rritje e rasteve me Covid.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3025 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid, 47 qytetarë.
Rastet e reja janë zbuluar: 19 në Tiranë, 6 në Elbasan, 5 në Kuçovë, 4 në Pogradec, 3 në Lezhë, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Kukës, Kavajë, Lushnje, Sarandë, Delvinë dhe Poliçan.
Aktualisht janë 355 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Ndërkohë mësohet se janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,187 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al/
E rëndë/ Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK 68-vjeçarja...
“Kosova është shumë e motivuar, por ne jemi në fushën ...
Papa: Lufta në Lindjen e Mesme është skandal për njerëzimin
Shkon në tre numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik në Vl...
Tragjedia e rëndë në Podujevë: Krejt çfarë dihet deri më tan...
Rutte: NATO nuk mund të konfirmojë pretendimet izraelite se ...