Prej dy ditësh numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është rritur. Deri më tani numri i personave aktivë me koronavirus në vendin tonë është 220 raste kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë të shëruar 11 qytetarë, duke e çuar në 823 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Këtë të enjte janë konfirmuar pozitive me koronavirus 26 raste të reja mes të cilëve 12 janë personel mjekësorë.
COVID-19 – Statistika (28 Maj 2020)
Testime totale 15319
Testime molekulare 13993
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1076
Raste të shëruara 823
Raste Aktive 220
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 122
Durrës 51
Krujë 17
Shkodër 12
Kamëz 9
Berat 6
Fier 2
Korçë 1.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...