Regjistrimet për raundin e parë të pranimeve në universitete përfunduan më 11 shtator.
Por, sipas rektorit të Universitetit të Tiranës, ky raund nuk i mbyll shpresat e maturantëve, por hap një raund tjetër në varësi të kuotave të mbetura bosh për fazën e dytë të aplikimeve.
“Për raundin e dytë në UT kemi 1020 kuota bosh. Fakulteti i Shkencave Sociale 179, Fakulteti i Shkencave të Natyrës 282, Fakulteti i Drejtësisë 30, Ekonomia 96, Histori dhe Filologjia 102, Gjuhët e Huaja 229”, shprehet Mynyr Koni rektor UT. Sipas Konit, në këtë fazë të parë në Universitetin e Tiranës janë regjistruar 82% e maturantëve, 4 herë më shumë se vjet, por trendi i degëve të preferuara mbetet i njëjtë.
“Programi me më shumë interes është drejtësia. 96 % Drejtësia. Financa 97.5%. Përveç sasisë kemi edhe cilësi. Studentët e fundit të regjistruar kanë nota mesatare mbi 8”, shprehet rektori. Regjistrimet për raundin e dytë fillojnë më 15 shtator, por rektori i UT u kërkon maturantëve të bëjnë kujdes. “Ato kanë të drejtë për aplikim të ri, nuk është e thënë më të zgjedhin të njëjtat degë, duhet të zgjedhin ato ku kanë më shumë shanse për të fituar”, thotë rektori Mynyr Koni.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar