Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi gjatë një interviste për Oranews mbrëmjen e sotme, tha se askujt nuk duhet ti shkojë në mendje që të heqë emrin Çamëri.
Idrizi: Ajo që duam të them është që emri Çamëri nuk ka as burrë none as grua none, as palaço që ti shkojë në mendje që ta heqë, se për ta hequr nuk e heq dot. Është një zonë që njifet prej 2 mijë vjetësh dhe është larë me gjak dhe janë zona shqiptare. Për ta negociuar po ka luajtur mendsh ndonjë sigurisht që do të përballet jo me protesta, por shumë më tepër se kaq
Ai ftoi të gjithë që ditën e shtunë ti bashkohen protestës përpara ambasadës greke për të protestuar kundër deklaratave të Presidentit të Greqisë, por edhe të çështjeve të tjera.
Idrizi: Kemi disa hallë më të mëdhaja sesa PDIU. Ditën e shtunë për të protestuar përpara ambasadës greke. E filluam tek ministria e jashtme, do të vazhdojmë ditën e shtunë dhe i bëj thirrje çdo shqiptari që të vijë sepse ne do të bëjmë protestë jo vetëm për atë që ka thënë presidenti i Greqisë, por edhe për cështjen e marrëveshjes së detit, për varrezat.
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohen transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...