Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.
Lënda plasëse është vënë në një biznes në lagjen nr. 7 të qytetit, në rrugën “Aleksandër Goga”. Si pasojë e shpërthimit nga eksplozivi i vendosur në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases Jonida Karaboja, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Durrës disa shtetas, ndërsa vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, konflikteve të mundshme të pronares së biznesit për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /tch/

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës
Kuvendi i Kosovës miratoi dhjetë projektligje
Rama ndan pamje nga shembja e ndërtimeve pa leje në Prishtin...
Berisha shkruan për vdekjen e Qosjes: Pavarësisht kundërshti...
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...