Një shpërthim eksplozivi i vendosur në qepenat e një garazhi, pronë e shtetasit me iniciale D.K., ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Tophanë”.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Lënda plasëse dyshohet të jetë e llojit tritol dhe sipas ekspertëve ka qenë në sasi të vogël.
Policia ka intervistuar familjarët ku ka ndodhur shpërthimi për të mësuar ndonjë detaj në lidhje me motivet apo autorët, por për momentin ngjarja është e pazbardhur.
Gjithashtu, agjentët e policisë kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së disa bizneseve aty pranë, që mendohet se mund të japin informacion në lidhje me autorët e lëvizjet e tyre./Top Channel
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar
Për herë të dytë me radhë, “Team Vitality” fiton Majorin në ...
Pse u nda nga Lela? Flet Leo për herë të parë
Vetaksident në Komoran, lëndohet një grua