Rreth orës 16:35, në hyrje të Vlorës pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje një automjet tip Benz.
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar në të dyja këmbët drejtuesi i mjetit, 48-vjeçari Agron Alushaj, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.

Personi i plagosur është pronar i një guroreje në Drashovicë. 48-vjeçari ka dëmtime të rënda në të gjithë trupin. Mjekët e spitalit të Vlorës shprehen se personi ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka marrë dëmtime në të gjithë trupin, në këmbë, duar, fytyrë dhe trup, pasi shpërthimi ka qenë brenda automjetit.
Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje kritike për jetën./TCH
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...
DJ Gimbo ia huq – nuk e di vitin se kur është shpallur...
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...