Një autobus i linjës Tiranë- Prishtinë ka shpërthyer në flakë këtë paradite në Rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 për shkaqe ende të pazbuluara.
Shoferi ka pikasur flakët dhe menjëherë ka ndaluar. Pasagjerët kanë dalë me shpejtësi, por përveçse momenteve të panikut fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.
Autobusi ndërkohë është përfshirë plotësisht nga flakët dhe është shkrumbuar i tëri. Zjarrfikësit dhe forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën hetimore.
https://tiger.cdnja.co/v/vk/vKJ5.mp4?secure=dBtXp8M22k4vnhOZN-83ZA&expires=1565641800
Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë ndonjë shkëndijë elektrike në autobus.
Pamjet u përcollën nga report tv./Express
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës