Një shtëpi është shkrumbuar nga zjarri mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, pas shpërthimit të një bombole gazi.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kolonjë, në një familje ku bombola ka shpërthyer teksa zonja e shtëpisë po gatuante. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja dhe policia.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:20, në fshatin Kolonjë, Gjirokastër, ka marrë flakë banesa e shtetasit L. H.
Nuk ka dëme në njerëz.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje