Një vajzë e vogël ka mbetur e plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Zhapokikë, në banesën e shtetasit A.C., 35 vjeç.
Nga burimet policore bëhet e ditur se dyshohet që bombola e gazit ka shpërthyer aksidentalisht, ku për pasojë ka marrë djegie të lehta në trup vajza e mitur 7 vjeç, si dhe janë djegur disa pajisje shtëpiake.
E dëmtuara u dërgua në spitalin rajonal të qytetit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarje aksidentale.
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...