Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar ‘Nata e Ftohtë’, në kuadër të të cilit janë arrestuar 5 të rinj me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se janë vënë në pranga shtetasit Klajdi Llapi, 20 vjeç, banues në Tiranë; Dorian Rapushaj, 21 vjeç, banues në Tiranë; Marin Tona, 20 vjeç, banues në Tiranë; Devi Hajro, 19 vjeç, banues në Tiranë dhe Nimert Hoxhaj, 19 vjeç, banues në Tiranë.
Të arrestuarit dyshohet se shpërndanin bimë narkotike kryesisht në godinat e “Qytetit Studenti” në rrugën “Budi”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë prej tyre me qira janë gjetur rreth 27 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa e ndarë në porcione gati për shitje.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve e kryer në bashkëpunim‘’.
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj
Inteligjenca Artificiale ndihmon në identifikimin e gjurmëve...
Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut
Si ndihmon vitamina E në lëkurë dhe flokë?
Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, Rama: Flamuri kuqezi val...