Një tentativë vjedhjeje ka ndodhur sot në mbrëmje, 6 shkurt në qytetin e Shkodrës, ku një person i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë degën e Postës Shqiptare në lagjen “Vasil Shanto”.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 19:00, autori ka hyrë brenda ambienteve të postës dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë monetare nga arka.
“Rreth orës 19:00, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar është futur brenda ambienteve të filialit të Postës Shqiptare dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë monetare, por nuk ka mundur ta marrë dhe gjatë largimit ka thyer xhamin e sportelit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij”, njoftojnë uniformat blu.
Pavarësisht tentativës për vjedhje, autori nuk ka arritur të marrë paratë dhe gjatë largimit ka thyer xhamin e sportelit. Në vendngjarje janë konstatuar xhama të thyera, ndërkohë që shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë dhe kanë nisur kontrollet në zonë për kapjen e autorit, raporton gazetarja e Klan News, Emi Kalaja.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...